Nuk po blen viralitet. Po shumëfishon mundësitë për ta arritur atë.
SI FUNKSIONON?
KLIPHIT e organizon promovimin tënd nga momenti që zgjedh paketën deri në përfundimin e fushatës. Ti na dërgon përmbajtjen, objektivin dhe materialet që dëshiron të promovosh, ndërsa ne përzgjedhim dhe aktivizojmë punëtorët më të përshtatshëm për ta shpërndarë atë në llogaritë e tyre TikTok. Publikimet koordinohen sipas planit të fushatës, monitorohen gjatë periudhës së promovimit dhe rezultatet regjistrohen nga KLIPHIT. Në këtë mënyrë, ti nuk ke nevojë të kontaktosh apo organizosh dhjetëra persona vetë, ne kujdesemi për të gjithë procesin.
PSE KLIPHIT?
Sepse promovimi nuk duhet të varet vetëm nga një postim, një profil apo një mundësi e vetme për t’u parë. KLIPHIT e shumëfishon prezencën e përmbajtjes tënde duke aktivizuar një rrjet real llogarish TikTok dhe duke krijuar dhjetëra ose qindra publikime rreth të njëjtit promovim. Kjo i jep përmbajtjes më shumë pika kontakti me audienca të ndryshme, më shumë hapësirë për të tërhequr vëmendje dhe më shumë mundësi për të marrë hov organik. Ti merr një fushatë të koordinuar dhe të menaxhuar, jo thjesht një postim të vetëm.
PUNËSIMI
TikTok-u yt mund të bëhet një Mundësi Fitimi.
KLIPHIT po ndërton një rrjet punëtorësh që publikojnë përmbajtje promovuese në TikTok dhe shpërblehen sipas performancës së postimeve. Nuk ke nevojë të jesh influencer.
Puna është e thjeshtë.
Kur përzgjidhesh për një promovim, merr një detyrë të qartë, materialet dhe afatin. Ti publikon nga llogaria jote TikTok dhe performanca e postimit regjistrohet nga KLIPHIT.
Nga Telefoni Punon kudo që ndodhesh.
Pa Orar të Përditshëm E realizon detyrën brenda afatit.
Sipas Performancës Çdo video vlerësohet veçmas.
Promovime të Ndryshme Merr mundësi të reja në rrjet.
SI FUNKSIONON?
01
Apliko Dërgo profilin tënd.
02
Pranohu Ne shqyrtojmë llogarinë.
03
Posto Merr detyrat dhe publiko.
04
Fito Performanca përcakton pagesën.
Çfarë do të bësh?
Për çdo promovim ku përzgjidhesh, KLIPHIT të tregon çfarë duhet të postosh, materialet ose udhëzimet, numrin e postimeve dhe afatin. Në varësi të fushatës, mund të marrësh një video të gatshme ose udhëzime të thjeshta për të krijuar postimin.
Aplikimi është falas. Kushtet, pagesat dhe afatet e plota shfaqen para aplikimit.
Mos bëj vetëm scroll. Ktheje TikTok-un në një mundësi.
FAQ
Pyetje të Bëra Shpesh
Përgjigje të shkurtra për disa nga pyetjet që mund të kesh para se të fillosh.
A duhet të jem biznes për të përdorur KLIPHIT?
Jo. KLIPHIT mund të përdoret nga artistë, krijues, marka personale, biznese, organizata apo kushdo që ka diçka për të promovuar.
Sa gjatë qëndrojnë postimet online?
Postimet e një fushate qëndrojnë publike për të paktën 14 ditë, përveç rasteve kur për një fushatë përcaktohet ndryshe.
Sa kohë monitorohen rezultatet?
Performanca e postimeve monitorohet për 7 ditë, duke na lejuar të regjistrojmë rezultatet kryesore të promovimit.
Çfarë ndodh nëse nuk realizohen të gjitha postimet?
Nëse për arsye brenda kontrollit të KLIPHIT nuk plotësohet numri i postimeve të paketës, organizohen postime zëvendësuese për të plotësuar promovimin.
A duhet të kem shumë ndjekës për të punuar me KLIPHIT?
Jo. Nuk ke nevojë të jesh influencer apo të kesh mijëra ndjekës. Ajo që na intereson më shumë është që llogaria jote të jetë reale, aktive dhe e përshtatshme për fushatat tona. Përzgjedhja mund të ndryshojë sipas kërkesave të çdo promovimi.
A janë postimet dhe shikimet reale?
Po. Modeli i KLIPHIT është ndërtuar mbi publikime nga persona dhe llogari reale TikTok, jo mbi bots apo shikime të blera.
Ende ke një pyetje? Na kontakto më poshtë dhe do të të ndihmojmë.
📩 KONTAKT 📩
Dëshiron të promovohesh, të punosh me ne apo ke një pyetje?Ekipi i KLIPHIT është këtu për të të ndihmuar. Na shkruaj në një nga platformat e mëposhtme dhe do të të përgjigjemi sa më shpejt.